Jo vetëm Asllani, Interi gati të transferojë edhe mbrojtësin e kombëtares shqiptare!

Pas Kristijan Asllanit, Interi është në kërkim edhe të një futbollisti tjetër të kombëtares shqiptare. Mediat prestigjoze italiane raportojnë se “zikaltërit” kanë piketuar Kumbullën si zëvendësuesin ideal të Skriniar.

Ky i fundit është në lupën e PSZh-së, me gjigandët francez që mund ta marrin në merkaton e verës.

Kështu thuhet se Marash Kumbulla i ka pëlqyer drejtuesëve të Interit për t’i besuar vendin e Skriniarit. Megjithatë te Roma nuk kanë ndërmend që ta lëshojnë kaq lehtë lojtarin e Kombëtares, pavarësisht se ka qëndruar në stol.

Drejtuesit e Romës nuk lëvizin asgjë nga çmimi i tyre i parë, në të kundërt Kumbulla nuk preket.

Leave a Reply