Hidhet shorti për ndeshjet e 1/8 së finales, njihuni me paret rivale të kësaj faze

Sot në hapësirat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë u hodh shorti për ndeshjet e raundit të dytë të Kupës, njofton “infOSport.mk”.

Goglat deshën që fituesi aktual i këtij kompeticioni, Makedonija GJ.P të luaj ndaj Pobedës në Prilep, derisa skuadra finaliste e Sileksit për kundërshtarë të ketë Tikveshin.

Lideri aktual në Ligën e Parë, Struga Trim Lum në terren vendas do të mirëpret Rabotniçkin, Shkëndija në Tetovë do të luaj kundër Skopjes, ndërkohë në Çair do të kemi një përballje mes ekipeve shqiptare, FC Shkupit dhe Voska Sport.

Fortuna e Hasanbegut, që ishte befasia më e këndshme e raundit të parë, ishte skuadra me më pak fat, pasi goglat deshën që ata të luajnë ndaj skuadrës me më shumë trofe në vendin tonë, Vardarit, Bregallnica në Shtip do të mirëpret Pelisterin, ndërkohë Akademia Pandev doli të jetë skuadra më me fat në këtë fazë, duke peshkuar ekipin e Ljubotenit, që garon në ligën e tretë.

Të gjitha ndeshjet e 1/8 së finales do të zhvillohen me datë 5 tetor, ndërsa edhe në këtë fazë do të zhvillohet vetëm një ndeshje, ashtu që skuadrat fituese do të kalojnë në fazën çerekfinale. Në rast të rezultatit të barabartë pas 90 minutave lojë, do të ekzekutohen menjëherë penaltitë. (infOSport.mk)

Kupa e Maqedonisë, 1/8 e finales

Struga Trim Lum 05.10 (14:00h) Rabotniçki
FC Shkupi 05.10 (14:00h) Voska Sport
Shkëndija 05.10 (14:00h) Skopje
Fortuna Hasanbeg 05.10 (14:00h) Vardari
Pobeda 05.10 (14:00h) Makedonija GJ.P
Tikveshi 05.10 (14:00h) Sileksi
Bregallnica 05.10 (14:00h) Pelisteri
Ak.Pandev 05.10 (14:00h) Ljuboteni

Leave a Reply