Erdhi me shumë bujë, por largohet në heshtje nga Shkëndija me vetëm një gol

Shkëndija përmes faqes zyrtare ka njoftuar për ndërprerjen e bashkëpunimit me brazilianin, Vagner Gonçalves, i cili skuadrës tetovare iu bashkua në korrrik të këtij viti, njofton “infOSport.mk”.

Edhe pse i njëjti erdhi me shumë bujë, nga Shkëndija largohet vetëm pas 3 muajve, duke mos lënë fare gjurmë.

26-vjeçari Gonçalves, me petkun “kuqezi” zhvilloi gjithsej 15 ndeshje, mes kampionatit, Kupës dhe ndeshjeve europiane, duke gjetur vetëm një gol, edhe atë kundër Karaormanit në ndeshjen e 1/8 së finlaes së Kupës.

Gonçalves te Shkëndija erdhi nga rradhët e skuadrës gjeorgjiane të FC Dila, ndërsa paraprakisht i njëjti kishte luajtur në Ukrainë me Dnjipro dhe Kryvbas.

Ndryshe Vagner Gonçalves, i cili posedon edhe pasaportë franceze, karrierën e tij europiane e kishte filluar me ekipin B të Bastias në Francë, për të luajtur më pas edhe me belgët e Serkl Bryzh, derisa në Gjeorgji gjithashtu kishte veshur edhe fanellën e Saburtalo dhe Dinamo Batumi. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply