ZYRTARE, ndërpritet ndeshja çerekfinale FC Shkupi – Shkëndija

Ndeshja e shumëpritur çerekfinale midisi FC Shkupit dhe Shkëndijës është ndërperë pas vetëm 9-të minutave lojë, në momentet kur rezultati ishte 1:0 mysafirët nga Tetova.

Sulmi ndaj futbollistëve kuqezi pas golit të Elezit, hyrja e disa tifozëve vendas në terren dhe gjuajtjet me fishekzajre e gjësende të forta në drejtim të futbollistëve të Shkëndijës bëri që fillimisht forcat e sigurisë të urdhërojnë tërheqjen e ekipit të Shkëndijës në zhveshtore për shkaqe sigurie, ndërsa më pas pas mbledhjes së delegatit, arbitrave të takimit, komesarëve të sigurisë së dy klubeve dhe FFM-së, përfaqësuesit të MPB-së së Shkupit përgjegjës për sigurinë e kësaj ndeshje dhe përgjegjësve nga Komisioni për gara pranë FFM-së, u vendos që ndeshja në fjalë të ndërpritet, pasi e njëjta nuk dhuronte kushte sigurie për vazhdim.

Për vendim përfundimtar rreth epilogut pasojnë raporte shtesë për ngjarjet në këtë ndeshje nga ana e delegatit, përfaqësuesit për siguri pranë FFM-së dhe arbitrave të ndeshjes, e ku me shumë gjasa kjo ndeshje do ti takojë skuadrës së Shkëndijës me rezultatin në tavolinë, 3:0. (infOSport.mk)

Leave a Reply