FC Shkupi ndeshjet si vendas do ti zhvillojë në Kërçovë!

Edhe pse nuk dihet ende saktë sa ndeshje FC Shkupi do të duhet ti zhvillojë jashtë stadiumit të Çairit në një largësi prej  100 km, një gjë tashmë është thuajse e sigurtë, se kjo skuadër ndeshjet e saja si vendas do ti zhvillojë në Kërçovë, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshjen e parë në stadiumin e Kërçovës, FC Shkupi pritet që ta luaj menjëherë këtë të shtunë, kur në kuadër të javës së 15-të do të mirëpret Skopjen.

Po në Kërçovë gjatë këtij viti, FC Shkupi do të zhvillojë edhe ndeshjen kundër Bregallnicës, derisa vitin e ardhshëm, më saktë me 19 shkurt do të jetë nikoqir edhe i Shkëndijës së Tetovës, me të cilën skuadër do të luaj në kuadër të javës së 19-të. (infOSport.mk)

Leave a Reply