Armend Alimi një lojtar i lirë, por jo edhe për shumë kohë!

Armend Alimi aktualisht është një futbollistë i lirë, mirëpo jo edhe për shumë kohë.  Mesfushorit kumanovar i ka skaduar kontrata me Rabotniçkin, te e cila skuadër u transferua janarin e vitit 2021. Megjithatë një lëndim i mëhershëm shtyu Alimin që ti nënshtrohej një ndërhyrje kirurgjike, ashtu që mungoi në pjesën më të madhe të sezonit të kaluar, ndërsa në fillim të këtij edicioni i njëjti u paraqit në 15 ndeshje me fanellën e “romantikëve”, duke regjistruar edhe 1 gol dhe 5 asistime.

Siç mëson “infOSport.mk”, Alimi ditë më parë kishte pasur një takim me drejtuesit e Rabotniçkit për vazhdimin e bashkëpunimit, mirëpo oferta e tyre nuk ka bindur kumanovarin, dëshira e të cilit është që të luaj në futbollin vendor, me qëllim që të jetë sa më afër familjes.

Ai nuk përjashton edhe vazhdimin e qëndrimit te Rabotniçki, por edhe ofertat e skuadrave tjera, që menjëherë janë vënë pas shërbimeve të tij, bazuar në cilësitë dhe përvojën që ka ky futbollistë.

Alimi në Ligën e Parë numëron më shumë se 220 ndeshje, ku ka regjistruar edhe 42 gola dhe 48 asistime, ndërsa vlen të theksohet se me Shkëndijën i njëjti kishte fituar tre tituj kampion, ndërsa gjithashtu në sezonin 2015/16 kishte fituar edhe Kupën e Maqedonisë.

Në futbollin vendor, Alimi përveç me Shkëndijën dhe Rabotniçkin kishte luajtur edhe me dy skuadrat shqiptare nga qyteti i tij i lindjes, Bashkimin dhe Milanon e Kumanovës, ndërsa mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i tij i rradhës?

Kujtojmë Armend Alimi gjatë karrierës së tij numëron edhe 9 paraqitje me fanellën e përfaqësueses A të Maqedonisë, ndërsa kishte bërë edhe karrierë ndërkombëtare, duke luajtur në Kroaci, Suedi dhe Qipro. (infOSport.mk)

Leave a Reply