Liga e Kombeve, hidhet shorti për ndeshjet gjysmëfinale

Sot në Nion të Zvicrës është hedhur shorti i ndeshjeve gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, që do të zhvillohen gjatë muajit qershor në Holandë, njofton “infOSport.mk”.

Supersfidsa e këtyre gjysmëfinaleve do të jetë ajo mes Italisë dhe Spanjës.

Të besuarit e Roberto Mançinit, do të sfidojnë “furinë e kuqe” më 15 qershor në “Enschede” të Holandës, ndërsa një ditë më herët do të luhet sfida tjetër gjysmëfinale midis Holandës dhe Kroacisë.

Që të dyja takimet do të startojnë në ora 20:45, njëjtë sikurse edhe finalja e madhe që në program do të jetë me datë 18 qershor, ndërsa po të njëjtën ditë me fillim në ora 15:00 do të zhvillohet edhe finalja e vogël që do të përcaktojë skuadrën e vendit të tretë. (infOSport.mk)

Leave a Reply