Serie A, i katërti në renditje mund të mos shkojë në Çampions, ja arsyeja…

Pas 27 javësh kampionat në Serie A, lufta për kualifikim në Ligën e Kampionëve po bëhet gjithnjë e më interesante, kjo për arsye se në luftë janë plotë 6 skuadra, që mes tyre kanë një dallim prej 11 pikësh.

Pas Napolit, shumë i sigurt drejt fitimit të titullit të tretë në historinë e vet, beteja është shumë e ethshme.

Lacio është në vendin e dytë aktualisht me 52 pikë, përpara Interit (50 pikë), Milanit (48 pikë) dhe Romës (47 pikë). Pak më larg, por ende në garë, janë Atalanta dhe Juventusi, përkatësisht me 45 dhe 41 pikë.

Sidoqoftë, arritja e vendit të katërt në Serie A në fund të këtij sezoni nuk është sinonim i kualifikimit automatik për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Në fakt, rruga e skuadrave italiane në kompeticionet europiane rikthen gjithçka në lojë.

Nëse një nga skuadrat e Serie A do ta fitonte Ligën e Kampionëve dhe nuk do të përfundonte në katër vendet e para të kampionatit italian, dhe të njëjtën gjë do të bënte një nga skuadrat e përfshira në “Liga Europa” (Juventusi dhe Roma), tri të parat në Serie A do të kualifikoheshin, plus fituesi i Ligës së Kampionëve, apo “Liga Europa”, ose të dy së bashku nëse ndodh kështu.

 

Leave a Reply