Drejt titullit kampion me Struga Trim Lum, Duro i kënaqur me punën dhe ngritjen e ekipit

Shpëtim Duro morri drejtimin e Struga Trim Lum me 1 mars të këtij viti, ndërsa pauza dy javore për shkak paraqitjes së përfaqësueseve në kuadër të eliminatoreve për Euro 2024, i mundësoi strategut nga Tirana që të jetë më shumë kohë me skuadrën dhe të njeh edhe disa nga futbollistët, të cilëve nuk ju kishte dhënë mundësinë gjatë kësaj periudhe gati një mujore.

Në një prononcim për faqen zyrtare të klubit strugan, 63-vjeçari thotë se skuadra është stërvitur mirë dhe se është i kënaqur nga angazhimi i gjithë futbollistëve, derisa miqësorja me Karaormanin, i kishte shërbyer për ti njohur edhe disa nga futbollistët e rinj, që nuk kishin pasur shansin për tu ekspozuar para tij në një ndeshje futbolli.

“Sigurisht se ka qenë një periudhë ndërprerje dhe kemi shfrytëzuar në të gjitha aspektet punën me skuadrën si dhe procesin e stërvitjes por njëkohësisht në fundjavë e zhvilluam edhe një ndeshje miqësore. Patjetër, gjendja e skuadrës është e mirë, skuadra ka punuar jashtëzakonisht mirë, madje edhe në ndeshjën miqësore kundër Karaormanit. Përtej rezultatit, pasi për mua është i pa rëndësishëm, por skuadra ishte shumë serioze, provova edhe disa lojtarë që nuk kam pasur mundësi ti aktivizojë, pasi ishte periudhë e shkurtër. Jam shumë i kënaqur nga kjo periudhë, prej kur se jam këtu” – ka thënë Shpëtim Duro.

Struga Trim Lum të dielën mirëpret Akademia Pandev, një skuadër mjaft e papërshtatshme sipas tij, kjo edhe për faktin se të njëjtit në dy ndeshje brenda një periudhe të shkurtër kishin barazuar ndaj kampionëve në fuqi të FC Shkupit

“Çdo ndeshje është e vështirë, sepse ka përgjegjësi për arritjen e objektivave, aq më tepër kur përballë kemi kundërshtarë shumë serioz. Një gjë të tillë Ak. Pandev e dëshmoi edhe në dy ndeshjet kundër kampionëve në fuqi të FC Shkupit.”- është shprehur Duro.

Ndeshja ndaj Ak.Pandev do të jetë e 4-ta për strategun nga Shqipëria në krye të skuadrës së Struga Trim Lum, me të cilën regjistroi dy fitore dhe një barazim. (infOSport.mk)

Leave a Reply