Besmir Bojku: Ndaj Shkëndijës pa ndonjë ngarkesë psikologjike

Pasi edhe zyrtarisht siguruam titullin e kampionit dy xhiro para mbylljes së sezonit të rregullt, skuadra sot do të zhvillojë ndeshjen e parafundit kundër Shkëndijës, një ndër rivalëve kryesor për titull.

Edhe pse matematikisht jemi shpallur kampion, skuadra do të luaj për të ruajtur garën “fair-play”, por njëkohësisht edhe për të dëshmuar epitetin e kampionit.

“Sigurisht, një rival shumë i fortë, që e kishim konkurrent gjatë gjithë sezonit, bashkë edhe me skuadrën e FC Shkupit. Në Tetovë besoj do luajmë pa ngarkesë psikologjike, pasi që tanimë edhe matematikisht jemi jemi shpallur kampion, por sigurisht që në fushë do futemi për të dhënë maksimumin dhe të dëshojmë se jo rastësisht jemi edhe kampionët e ri në futbollin tonë elitar” – u shpreh Besmir Bojku.

Titulli me Struga Trim Lum më i ëmbël….

“Sigurisht se ky titull i fituar me Struga Trim Lum, është titulli më i ëmbël në karrierë, pasi që ëshë me ekipin e vendlindjes, edhe për vetë faktin se shumë pak njerëz kanë besuar tek ne në fillim të sezonit, se ne do jemi kampionët e rinj, andaj jemi duke e shijuar në maksimum” – u shpreh Bojku, për të cilin ishte ky titulli i tretë kampion, pas atyre me Shkëndijën në edicionet 2017/2018 dhe 2018/2019.

Kujtojmë, mesfushori ynë me kundërshtarin tonë të sotëm, kishte fituar edhe trofeun e Kupës së Maqedonisë, të cilin ka gjasa ta fitoj sërish edhe këtë vit, me fanellën e Struga Trim Lum.

Leave a Reply