Voska Sport ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Berat Imeri

Edhe përkundër faktit se Voska Sport me Berat Imerin si kryetrajner edicionin që lamë pas shkroi historinë, duke u inkuadruar në Ligën e Parë, palët nuk kanë arritur të gjejnë një gjuhë të përbashkët për vazhdimin e bashkëpunimit, raporton “infOSport.mk”.

Një gjë të tillë kanë konfirmuar nga klubi i Voska Sport, të cilët i janë shumë mirënjohës strategut nga Tetova për kontributin e dhënë gjatë periudhës që kishte drejtuar këtë skuadër.

Me Imerin në krye, skuadra e Voska Sport arriti suksesin më të madh në histori dhe i njëjti do të mbahet mend gjatë kohë për arritjen e madhe, inkuadrimin në elitën e futbollit vendor.

Berat Imeri ekipin e Voska Sport e drejtoi në 30 ndeshje në Ligën e Dytë, duke regjistruar 23 fitore, 6 barazime dhe vetëm 1 disfatë. (infOSport.mk)

Leave a Reply