SuperSport sjellë në shtëpitë e juaja edhe sfidat europiane të Struga Trim Lum, Shkëndijës dhe FC Shkupit

Struga Trim Lum, FC Shkupi dhe Shkëndija janë 3 nga gjithsej 4 skuadrat që do të përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut në garat europiane, njofton “infOSport.mk”.

Struga Trim Lum për herë të parë në histori do të garojë në eliminatoret e Ligës së Kampionëve, aty ku për kundërshtarë do të ketë kampionin lituanez, Zhalgiris.

Ndeshjen e parë kampionët e vendit do ta zhvillojnë në transfertë me 11 korrik, ndërsa ndeshjen e kthimit me 18 korrik, do ta zhvillojnë shumë afët publikut strugan, në stadiumin e qytetit të Ohrit.

Pikërisht këtë ndeshje, platforma sportive “SuperSport” nga Shqipëria do ta transmetojë LIVE, duke ju mundësuar kështu atdhetarëve tanë që janë jashtë Maqedonisë që ta ndjekin nga shtëpitë e tyre.

Nga shtëpitë e tyre, poashtu atdhetarët tanë do të kenë mundësi të ndjekin edhe përballjet e dy skuadrave tjera shqiptare si vendas, FC Shkupit dhe Shkëndijës.

KF Shkëndija ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës si vendas do ta zhvillojë me 13 korrik kundër skuadrës nga Uellsi, Haverfordëest në arenën “Todor Proeski”, ndërsa po në të njëjtin stadium FC Shkupi një javë më vonë do të mirëpret skuadrën lituaneze të Hegelmann.

Përveç këtyre 3 ndeshjeve të ekipeve shqiptare nga Maqedonia, “SuperSport”, gjithashtu drejtëpërdrejtë për ju në shtëpitë e juaja do të sjellë edhe përballjet e dy skuadrave kosovare, Ballkanit dhe Gjilanit si vendas, por edhe të Vllaznisë së Shkodrës, që me 20 korrik në “Loro Boriçi” duke nisur nga ora 20:45 do të mirëpret irlandezët e Linfield. (infOSport.mk)

Leave a Reply