FC Shkupi dhe Voska Sport synojnë gjysmëfinalet e Kupës

Kupa e Maqedonisë së Veriut  për sezonin 2023/24 do të rikthehet këtë javë me ndeshjet e vlefshme për turin çerekfinal, aty ku në garë janë edhe dy skuadrat shqiptare, FC Shkupi dhe Voska Sport nga Ohri, njofton “infOSport.mk”.

Këta të fundit do të udhëtojnë drejt Shtipit për tu përballur me Bregallnicën, skuadër të cilën e kishin mundur në kampionat me rezultatin 2:0, falë “dopietës” së Aleksa Marushiç. Sulmuesi malazez edhe në takimin e nesërm pritet të jetë violina e parë e skuadrës shqiptare nga Ohri, që kërkon të shkruaj historinë.

Historinë më të re, dëshiron të shkruaj edhe FC Shkupi, që nën këtë emër, ende nuk e ka ngritur lartë trofeun e Kupës. Për të bërë një gjë të tillë, djelmoshat nga Çairi kanë edhe tre finale, duke nisur që nesër kundër Rabotniçkit. Kjo ndeshje mes dy skuadrave nga kryeqendra jonë do të zhvillohet në stadiumin e Maxharit me fillim në ora 13:00, njëjtë sikurse edhe dy ndeshjet tjera çerekfinale, AP Brera – Tikveshi dhe Makedonija Gj.P. – Sileksi.

Kujtojmë pikërisht skuadra nga Gjorçe Petrovi fitoi trofeun e vitit të kaluar, duke mundur përmes penaltive skuadrën kampione të Struga Trim Lum. (infOSport.mk)

Kupa e Maqedonisë – ¼ e finales

Rabotniçki 08.11 (13:00h) FC Shkupi
Bregallnica 08.11 (13:00h) Voska Sport
Makedonija Gj.P 08.11 (13:00h) Sileksi
AP Brera 08.11 (13:00h) Tikveshi

Leave a Reply