Ibrahimoviçi shqiptarë futet në historinë e Serie A

Futbollisti nga Kosova, Arijon Ibrahimoviç, u bë lojtari i parë i lindur në vitin 2005 që realizon gol në Serinë A italiane, njofton gazetari sportiv italian, Giuseppe Pastore.

Me golin e shënuar mbrëmë në fitoren 2:1 ndaj Empolit, futbollisti i Frosinones, e theu rekordin si futbollisti më i ri që ka shënuar në elitën e futbollit vendor, pas futbollistëve, si Romero, Afena Gyan, Diallo, Pellegri e Kean, të cilët i kishin shënuar, mirëpo si futbollistë të lindur në vitet 2004, 2003, 2002, 2001 e 2000.

Trajneri Eusebio Di Francesco ndaj Empolit ia besoi pozitën e titullarit futbollistit të lindur dhe rritur në Gjermani, pasi i njëjtri kishte shënuar gol kundër Torinos në Kupën e Italisë.

Një natë ëndrrash për talentin kosovar, i cili krahas golit, asistoi edhe për bashkëkombësin e tij, Marvin Çuni, që kishte realizuar golin e parë, derisa golin e vetëm për Empolin, te e cila skuadër titullarë luajtën dy reprezentuesit e kombëtares shqiptare, Etrit Berisha dhe Ardian Ismajli, e realizoi Caputo në minutën e 86-të.

Leave a Reply