Sfidë e veçantë mes nipit dhe dajës, Bajrami mirëpret Rufatin në Ohër!

Të shtunën Voska Sport në terren vendas do të mirëpret AP Brera nga Strumica, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 13-të në elitën e futbollit vendor.

Kjo përballje do të jetë e veçantë për dyshen Medin Bajrami-Agron Rufati, që luajnë në skuadra të ndryshme. Ndryshe Bajrami i Voska Sport dhe Rufati i AP Brera Strumica, janë nip e dajë.

Në fakt, Medini ka djal të dajës Agronin.

Që të dy këta futbollistë luajnë si mbrojtës, ndërsa takimi i sotëm do të jetë i pari që ata do të përballen njëri kundër tjetrit.

Agron Rufati është 24 vjeç, kurse Medin Bajrami një vjet më i vjetër.

Nip e dajë janë në formë shumë të mirë, teksa Bajrami ka nisur të shënoj edhe gola për skuadrën e voska Sport. Ai realizoi në ndeshjen e fundit kundër Shkëndijës, duke ndihmuar ekipin e tij që të nxjerrë një barazim nga transferta në Tetovë.

Bajrami sot do të zhvillojë ndeshjen e tij të 10-të këtë edicion, derisa Rufati ndeshjen e 13-të, që don të thotë se ky i fundit është i pazëvendësueshëm në mbrojtjen e AP Brera.

Na tabelën e klasifikimit, Voska Sport renditet në vendin e parafundit me 12 pikë, kurse Brera e pesta me 15 pikë.

Leave a Reply