Struga Trim Lum transferon talentin shqiptarë të Borusia MenhenGladbahut!

Struga Trim Lum tashmë disa ditë ka nisur përgatitjet për stinorin e ri. Shpëtim Duro po punon sipas planit me grupin e futbollistëve, i cili për momentin është i njëjti, ndërkohë “infOSport.mk” mëson se shumë shpejtë kësaj skuadre do ti bashkohet talenti shqiptarë me origjinë nga Kërçova, Shaban Zenku.

Bëhet fjalë për një futbollistë vetëm 19-vjeçar, i cili luan si mesfushor ofenziv, derisa së fundmi ishte pjesë e ekipit të të rinjëve të skuadrës së njohur gjermane të Borusia Menhengladbahut.

Ai konsiderohet si talent shumë premtues, ndërsa duke pasur parasysh se trajneri Shpëtim Duro është një strateg kultivues i talentëve të rinj, i njëjti mund të shpërthejë shumë shpejtë te skuadra kampione e Struga Trim Lum.

Kujtojmë, vetëm gjatë pjesës së parë të sezonit te kjo skuadër në pah dolën talentët si, Hristijan Georgievski, Bekim Kamberi dhe Hadis Tairi.

Strategji kjo e bukur e drejtuesve të Struga Trim Lum, një ndër skuadrat më të reja në elitën e futbollit vendor, që tashmë po luan një rol shumë të rëndësishëm, si në vend ashtu edhe në arenën ndërkombëtare, ku edicionin e kaluar arriti deri në fazën “play-off” të Ligës së Konferencës. (infOSport.mk)

Leave a Reply