Interi afër marrëveshjes me mesfushorin e Napolit, Zielinski

Skuadra e Interit që tani po mendon për merkaton e verës. Siç raportojnë mediat në Itali, skuadra “zikaltër” është shumë afër marrëveshjes me Piotr Zielinskin nga Napoli.

Madje një marrëveshje e tillë pritet të ndodh me parametra zero pasi futbollistit polak i skadon kontrata me kampionin aktual të Serie A në fund të muajit qershor të këtij viti.

Zielinski këtë sezon zhvilloi 18 paraqitje, shënoi dy gola dhe bëri dy asiste, ndërsa është një emër i njohur në futbollin italian, pasi pikërisht këtu edhe është zhvilluar si futbollistë, duke filluar që nga grupmoshat e reja të Udinezes.

Një tjetër skuadër me të cilën ka provuar veten, është edhe Empoli, ndërsa pjesë e Napolit është që nga viti 2016-të.
Në “Serinë A” italiane Zielinski numëron plotë 353 ndeshje.

Leave a Reply