EKSKLUZIVE, kampioni Jahja i bashkohet Voska Sport

Voska Sport ka arritur marrëveshje me futbollistin kampion, Abdylhadi Jahja. Ky i fundit te skuadra shqiptare nga Ohri vjen nga rradhët e skuadrës së Struga Trim Lum, pjesë e së cilës ishte për 5 vite të plota.

“infOSport.mk” mëson se Jahja tashmë ka arritur marrëveshje me drejtuesit e Voska Sport dhe se shumë shpejt pritet edhe prezantimi i tij.

Jahja në këtë mënyrë rikthehet të luaj në vendlindjen e tij, tashmë si futbollistë profesionistë, edhe atë në mesin e më të mirëve në futbollin vendor.

Jahja luan si sulmues krahu, ndërsa i njëjti edhe pse në moshë vetëm 24 vjeçare, në Ligën e Parë numëron më shumë se 100 ndeshje, ndërsa gjithashtu 8 paraqitje ka regjistruar në Europë.

Si një ndër golashënuesit më të mirë tek grupmoshat e reja me Vardarin, i njëjti në vitin 2018 ishte transferuar te FC Shkupi, ndërsa Voska Sport do të jetë klubi i tretë në karrierën e tij profesioniste, pasi i njëjti me mjaft sukses mbante veshur edhe fanellën e Struga Trim Lum. (infOSport.mk)

Leave a Reply