Edmundson flet si futbollistë i FC Shkupit

Sulmuesi Jóan Símun Edmundsson, pjesë e përfaqësueses së Ishujve Faroe, edhe zyrtarisht është prezantuar me fanellën e FC Shkupit.

Sulmuesi 32-vjeçar, pasi kishte mbyllur aventurën në Islandë me skuadrën e KA Akureyri, kishte vendosur të provoj veten në futbollin e Maqedonisë, aty ku në pranverë do të tentojë të ndihmojë skuadrën nga Çairi për tu shpallur kampion.

Pikërisht ambiciet e FC Shkupit dhe paraqitjet në Europë , kanë shtyrë sulmuesin e Ishujve Faroe që të pranojë të veshë fanellën “bardhekaltër”.

“Pres me padurim këtë sfidë të re dhe të bashkohem me një klub shumë ambicioz që dëshiron të jetë sfidues titulli çdo vit, të kualifikohet në garat evropiane, duke zhvilluar në të njëjtën kohë edhe talentet që ka në ekip. Mendoj se kam marrë vendimin e duhur duke zgjedhur këtë opsion, e them këtë me plot bindje pasi që takova lojtarët dhe stafin. Kjo ka konfirmuar ndjenjën që kisha para se të nënshkruaja”, ka thënë Edmundsson.

FC Shkupi dhe Joan Simun Edmundsson kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi deri në verën e vitit 2025. (infOSport.mk)

Leave a Reply