Shkëndija nuk shkon më shumë se një barazim pa gola ndaj AP Brera në Strumicë!

Shkëndija ka barazuar 0:0 me AP Brera në Turnovë të Strumicës në një ndeshje ku “kuqezinjtë” shpërdoruan shumë raste për gol, sidomos gjatë 45 minutave të para.

Fatkeqësisht, Aganspahiç në tre raste nuk realizoi nga pozicione ideale, derisa në një rast, ishte mbrojtësi shqiptarë i AP Brera, Agron Rufati, ai i cili i mohoi gëzimin sulmuesit boshnjak duke hequr topin nga vija e portës.

Para mbylljes së 45 minuutave të para, edhe mesfushori Endrit Krasniqi, provoi goditjen e tij, mirëpo duke gjuajtur drejtë në portierin vendas në një aksion kur kishte edhe tjera zgjidhje, derisa goditjen e parë brenda kornizave të golit, vendasit e sollën në çastet e fundit kur Taleski kontrolloi tentimin e Ivkoviqit.

Starti i pjesës së dytë solli një super rast për Enur Totren, i cili përfitoi nga një gabim i mbrojtjes vendase, mirëpo tentativa e tij për të paraboluar portierin vendas, nuk dha rezultatin e duhur, pasi topi përfundoi mbi traversë.

Brera në pjesën e dytë me disa zëvendësime freskoi formacionin dhe kërkoi të dalë para, derisa Shkëndija u kanos me Krasniqin nga gjuajtja e lirë.

Minuta e 78-të solli dy mundësi të mira për të dyja ekipet.

Fillimisht Taleski i Shkëndijës kontrolloi tentimin e Ivkoviqit, derisa në anën tjetër e djathta e Çinarit gjeti të gatshëm portierin Alçevski.

Minutat e fundit mund të rezultonin të kobshme për Shkëndijën, skuadër kjo që ishte me fat, pasi fillimisht traverza shpëtoi ata nga goli i pësuar, që më pas të arrijnë të pastrojnë një rrëmujë që ndodhi para portës së Taleskit.

Në fund barazimi i dytë nga 4 ndeshjet e zhvilluara në pranverë të Shkëndijës me kryetrajner Jeton Beqirin. (infOSport.mk)

Leave a Reply