Një shtetas gjerman, ndryshe tifoz i flaktë i Shkëndijës së Tetovës, është dënuar me kusht dhe është deportuar nga Maqedonia e Veriut për shkak të siç thuhet gjuhës së urrejtjes. Ai para ndeshjes kundër Qarabagut, e vlefshme për turin e tretë eliminatorë të Ligës së Kampionëve, kishte shfaqur dhe valëvitur flamurin e “Shqipërisë së Madhe” dhe me mbishkrimin “Autoktone”, duke shkaktuar kështu urrejtjeje, përçarjeje dhe mosdurimi mbi baza etnike.
Këtë e kishin vërejtur pjesëtarët e policisë, të cilët e kishin privuar menjëherë nga liria.
Policia e Maqedonisë kishte paraqitur kallëzim penal, ndërsa Prokuroria Themelore Publike Shkup, në procedurë të shpejtë, i shqiptoi një dënim me kusht prej dy vjetësh burg, që nuk do të zbatohet nëse i dënuari nuk kryen ndonjë vepër penale gjatë pesë viteve të ardhshme.
Njëkohësisht, pasi bëhet fjalë për një shtetas të huaj, gjykata vendosi ta dëbojë atë dhe t’ia ndalojë hyrjen në vend për pesë vitet e ardhshme.
