Sahiti dhe Kadriu: Ta fillojmë sezonin me fitore ndaj Renovës

Skuadra e Rabotniçkit nesër do ta startojë sezonin e ri garues në elitën e futbollit vendor përballë Renovës. Dy futbollistët shqiptarë të “romantikëve” Suad Sahiti dhe Florian Kadriu vlersojnë kundërshtarin, mirëpo besojnë që sezonin e ri do ta nisin me fitore.

“Jemi të fokusuar mirë për këtë fillim të kampionatit, e dimë që nuk do të jetë i lehtë sezoni i ri, mirëpo besoj që do t’i zbatojmë të gjitha urdhërat nga stafi teknik për të arritur objektivin. Sa i përket ndeshjes së nesërme e dimë që Renova është ekip serioze dhe nuk do të jetë e lehtë pasi luajm në një terren të vështirë, mirëpo ne do të hyjmë për fitore që ta fillojmë kampionatin ashtu siç është më së miri”, është shprehur enkas për “InfOSport.mk” , Suad Sahiti.

Vetëbesim të njejtë si bashkëlojtari i skuadrës së tij kishte edhe kërçovari Florian Kadriu, i cili edhe tregon për faqën tonë se janë përgatitur maksimalisht për sfidën e parë të sezonit.

“Si fillimi i kampionatit, besoj se do ta fillojmë sezonin me rezultat pozitiv në ndeshjen e parë. Jemi fokusuar mjaft mirë për ndeshjen ndaj Renovës, kemi punuar dhe jemi përgatitur gjatë tërë javës. Besojmë në fitore. E vlersojmë kundërshtarin, posedojnë një ekip të mirë, por besojmë se tri pikët do të mbeten te ne”, ka thënë për “InfOSport.mk”, Florian Kadriu.

Takimi ndërmjet Rabotniçkit dhe Renovës do të luhet të shtunën në stadiumin e “Gjorçe Petrovit” në Shkup me fillim në orën 17:00./ InfOSport.mk

Leave a Reply