Rrathë të mëdha për të blerë një biletë për ndeshjen Shkëndija-Milan

Edhe pse deri në zhvillimin e ndeshjes midis Shkëndijës dhe Milanit ka edhe 13 ditë të plota, rrathë të gjata po presin për tu pajisur me një biletë më shumë për ndeshjen e 24 gushtit në “Telekom Arena”.

Një gjë e tillë u vërejt edhe sot në “Fan Shopin” e skuadrës tetovare, ku për dy orë bashkë me tifozët e interesuar për një biletë ishin edhe tre futbollistët e Shkëndijës, Ferhan Hasani, Besart Ibraimi dhe Ardian Cuculi.

Nuk munguan fotografi me tifozët dhe intervista nga media të ndryshme që erdhën për të ndjekur procesin e shitjes së biletave, ku jo zyrtarisht mësohet se është shitur  gjithë kapaciteti i tribunës së Veriut, si dhe një pjesë e tribunës jugore.

Leave a Reply