Zuka dhe Useini mundin Partizanin e sërish (VIDEO)

Flamurtari brenda pak ditëve ka ngadhnjyer sërish ndaj Partizanit, edhe atë me po të njëjtin rezultat 1:0, njofton “infOSport.mk”.

Pas asaj fitore kampionale të regjistruar të premten në Vlorë, sonte po para tifozëve të tyre djemtë e Shpëtim Duros mundën sërish Partizanin me po të njëjtin rezultat në kuadër të ndeshjes çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Autorë i golit të vetëm në këtë ndeshje ishte braziliani Dani Alvesh, i cili përfitoi nga gabimi i portierit Alban Hoxha, duke shënuar një super gol në minutën e 72-të.

Pjesë e kësaj fitore ishin edhe futbollistët shqiptarë nga Maqedonia, si Artim Pollozhani, Muhamed Useini dhe Fisnik Zuka, i cili për dallim nga ndeshja kampionale kur u inkuadrua nga bankina dhe kontribuoi në atë penalti të përfituar në minutën e 5-të shtesë të takimit, sonte luajti që nga minuta e parë, edhe atë në rolin e një mesfushori të krahut të majtë, ku shpeshherë vendoste në siklet futbollistin e krahut të djathtë të Partizanit, transmeton “infOSport.mk”.

Flamurtari-Partizani (Përmbledhje)

Flamurtari-Partizani (Përmbledhje)

Публикувахте от DigitAlb в 31 януари 2018 г.

Në anën tjetër te Partizani që nga minuta e parë luajtën edhe shkupjani Jasir Asani, si dhe strugani Egzon Belica, i cili sërish bëri një paraqitje të shkëlqyeshme në mbrojtjen e skuadrës nga kryeqendra shqiptare.

Kjo fitore minimale nuk e kualifikon dot skuadrën vlonjate për në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, mirëpo ju jep shpresa atyre se mund të eliminojnë Partizanin, skuadër kjo e cila do të duhet fillimisht të përmbys këtë epërsi të Flamurtarit dhe më pas të mendoj për kualifikimin në gjysmëfinale.

Teuta-Skënderbeu (Përmbledhje)

Teuta-Skënderbeu (Përmbledhje)

Публикувахте от DigitAlb в 31 януари 2018 г.

Ndeshjet e kthimit të ¼ së finales së Kupës së Shqipërisë në program janë me 14 shkurt, atëherë kur do të mësohen edhe 3 skuadrat tjera gjysmëfinaliste, ku veçmë me një këmbë thuajse janë kualifikuar Skënderbeu dhe Laçi.

Skuadra korçare falë dopietës së Xhejms në transfertë mundi Teutën me rezultatin 0:2, ndërkohë Laçi ishte edhe më bindës në ndeshjen ndaj Luftëtarit, duke mundur gjirokastritët me rezultatin 3:0.

Laci-Luftëtari (Përmbledhje)

Laci-Luftëtari (Përmbledhje)

Публикувахте от DigitAlb в 31 януари 2018 г.

Ndërkohë një ndeshje tjetër me shumë paqartësi pritet të jetë edhe ajo midis Kukësit dhe Tiranës, skuadra këto që ndeshjen e parë të zhvilluar në “Selman Stërmasi” barazuan me rezultatin 1:1.

Tirana-Kukësi (Përmbledhje)

Tirana-Kukësi (Përmbledhje)

Публикувахте от DigitAlb в 31 януари 2018 г.

Leave a Reply