Ardian Nuhiu zbulon formacionin kundër Sileksit (FOTO)

Me fillim në ora 14:00 në stadiumin në Kratovë mejdanin do të ndajnë dy ish kampionët e Maqedonisë, Sileksi dhe FC Shkupi, njofton “infOSport.mk”. Do të jetë kjo një ndeshje shumë interesante, nisur edhe nga fakti se të dyja këto skuadra luftojnë për atë vend të tretë që siguron ndeshjet e Liga Europa.

Trajneri Nuhiu në këtë përballje do të paraqitet me skemën 4-2-3-1, me Ilijoskin e vetmuar në sulm, që do të ketë ndihmën e Stojkoskit, Shabanit dhe Imerit nga mbrapa. Rrona Broja dhe Muharem Bajrami do të përbëjnë atë dyshe të mesfushës difenzive, e cila pritet të bëjë transferimin e lojës nga mbrojtja drejt mesfushës, teksa në mbrojtje në krahë do të luajnë Maliqi dhe Ljamçevski, teksa në qendër të mbrojtjes do të jetë dyshja Tipuriç-Krivanjeva.

Sileksi me 35 pikë aktualisht mban pozitën e tretë në renditje, teksa Shkupi me 28 pikë renditet në vendin e 5-të.

Leave a Reply