Goli i Manxhukiq që po mban gjallë shpresat e Juves (VIDEO)

Një super ndeshje janë duke zhvilluar Reali i Madridit dhe Juventus sonte në “Santiago Bernabeu”, ku “Zonja e Vjetër” ka rindezur luftën duke shënuar që në minutën e dytë me anë të Mario Manxhukiq, njofton “infOSport.mk”.

Daglas Kosta bukur në afërsi pasoi për Sami Khediran, i cili në mënyrë perfekte gjeti në zonë sulmuesin kroat, i cili me kokë shënoi një super gol në rrjetën e Navas.

Kroati në minutën e 14-të pati edhe një super rast tjetër, mirëpo topi nuk e gjeti të përgatitur atë para portierit Navas, ndërsa vlen të ceket se përveç tij edhe Higuain u kanos në drejtim të portës “madrilene” gjatë këtyre 20 minutave të para të takimit që po zhvillohet në Madrid.

Në anën tjetër Reali u kanos me Garet Bejll, Kristiano Ronaldon dhe Iskon, me këtë të fundit që në minutën e 12-të arriti që të shënojë në rrjetën e Bufon, mirëpo goli i tij u anulua për shkak pozitës jashtë loje.

Leave a Reply