Golat nga ndeshja FC Shkupi – Politehnica IAȘI (VIDEO)

Skuadra e FC Shkupit në ndeshjen e saj të dytë të zhvilluar në Antalia të Turqisë, ka shënuar fitoren e parë, duke mundur ekipin rumun të Politehnica IAȘI me rezultatin 2:1, njofton ‘infOSport.mk’.

Golin e parë ‘bardhekaltërit’ nga Çairi e gjetën vetëm pas 6 minutave lojë me anë të Viktor Angellov, mirëpo që mysafirët falë shënimit të Burlacu në minutën e 18-të, në pushim shkuan me barazimin 1:1.

Shkupi edhe në pjesën e dytë luajti mjaft mirë, ndërsa në minutuën e 60-të Rron Broja përfitoi një penalti, të cilën me gol e kurorëzoi kapiteni Muarem Bajrami.

Deri në fund të ndeshjes skuadra e FC Shkupit arriti të menaxhojë mirë lojën, duke mos lejuar kundërshtarin të rrezikojë portën e tyre, ashtu që në fund fitorja ishte për ‘bardhekaltërit’ nga Çairi, të cilët ndeshjen e rradhës do ta zhvillojnë me 26 janar kundër skuadrës hungareze të MTK Budapest.

Rikujtojmë në ndeshjen e parë të zhvilluar në tokën turke, skuadra e trajnerit Umit Karan ishte mundur nga iranianët e Sepahan me rezultatin 1:3.

Leave a Reply