Ejupi i vetëm mundi gjigantët e Hajduk Split

Muzafer Ejupi ka qenë figura kryesore në fitoren e skuadrës së tij, Osijekut në përballjen ndaj Hajduk Splitit.

Sulmuesi shkupjan shënoi të dy golat për skuadrën e tij, që në fund shënoi fitore me rezultatin2:1, njofton “infOSport.mk”.

Golin e parë Ejupi e realizoi në minutën e 63-të nga penaltia, ndërkohë golin e dytë personal dhe të 11-tin në elitën e futbollit kroat e realizoi në minutën e 80-të. Golin e nderit për Hajdukun në këtë përballje e realizoi Futacs në minutën e katërt shtesë të takimit.

Me këto dy gola Ejupi kryeson renditjen e golashënuesve në elitën e futbollit kroat me 11 gola, Andrijasheviç të Rijekës dhe Sudanin e Dinamo Zagrebit që kanë nga 10 gola. (infOSport.mk)

EJUPI I VETËM MUNDI GJIGANTËT E HAJDUK SPLIT**************************Muzafer Ejupi ka qenë figura kryesore në fitoren e skuadrës së tij, Osijekut në përballjen ndaj Hajduk Splitit. Sulmuesi shkupjan shënoi të dy golat për skuadrën e tij, që në fund shënoi fitore me rezultatin2:1, njofton “infOSport.mk”. Golin e parë Ejupi e realizoi në minutën e 63-të nga penaltia, ndërkohë golin e dytë personal dhe të 11-tin në elitën e futbollit kroat e realizoi në minutën e 80-të. Golin e nderit për Hajdukun në këtë përballje e realizoi Futacs në minutën e katërt shtesë të takimit. Me këto dy gola Ejupi kryeson renditjen e golashënuesve në elitën e futbollit kroat me 11 gola, Andrijasheviç të Rijekës dhe Sudanin e Dinamo Zagrebit që kanë nga 10 gola. (infOSport.mk)

Публикувахте от infosport.mk в 5 март 2017 г.

Leave a Reply