Ferguson sërish drejton ekipin e Mançester Junajtedit

3 vjet pas pensionimit nga futbolli, Sir Aleks Ferguson do të kthehet të trajnojë ekipin e Mançester United, shkruan Gazeta Metro.

Ferguson do ta drejtojë skuadrën e “Junajted Xl” kundër ekipit “All Star Xl”.

Futbollistët që do të jenë në ekipin e ish trajnerit do të jenë saktësisht ata që ishin në vitin 2008, ekip ky që fitoi Ligën e Kampionëve po atë vit.

Ndeshja do të zhvillohet me 4 qershor në “Old Trafford” dhe është për qëllim bamirësie.

Leave a Reply