Itali-Shqipëri drejtohet nga një arbitër slloven

Slloveni Sllavko Vinçiç do të  drejtojë ndeshjen eliminatore Itali-Shqipëri, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”, që në program është të premten më fillim në ora 20:45 në Palermo, njofton “infOSport.mk”.

Slloveni 37-vjeçar, nuk është një emër i panjohur për kombëtaren shqiptare, pasi ai kishte drejtuar një ndeshje të kuqezinjëve edhe në vitin 2011-të, në miqësoren kundër Maqedonisë, ndeshje që ishte mbyllur me barzim pa gola.

Vinçiç, arbitër 37 vjeçar, është pjesë e FIFA-s prej vitit 2010, teksa deri më tani ka drejtuar gjithsej 44 ndeshje ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe 6 ndeshje të këtij edicioni në kupat e Europës.

Për herë të fundit në Liga Evropa kishte drejtuar ndeshjen Shahtar – Selta Vigo, derisa në kualifikueset e Kupës së Botës, atë ndërmjet kombëtareve të Ihsujve Faroe dhe Hungarisë, një ndeshje tjetër që ishte mbyllur pa gola shtatorin e vitit të kaluar.

Leave a Reply