Ndahet nga jeta kapiteni i Derri Sitit

Kapiteni i Derri Sitit, Rajan MekBrajd, ka ndërruar jetë të dielën në mbrëmje, njofton Federata Irlandeze e Futbollit.

Një lajm ky shumë tronditës, për një futbollist që ishte në kulmin e karrierës, vetëm 27 vjeç. Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes, por vetëm 24 orë më parë MekBrajd kishte udhëhequr skuadrën e tij në fitoren 4:0 ndaj Drogedas.

Lajmin për vdekjen e futbollistit të tyre e ka publikuar edhe vetë klubi i Derri Sitit në “Facebook”, ku ndër të tjerash shkruan: “Derri Siti FC është thellësisht i trishtuar për ndarjen e parakohshme nga jeta të kapitenit tonë Rajan MekBrajd. Lutemi për familjen e tij, që është tronditur rëndë nga kjo fatkeqësi”.

Klubet e futbollit nga e gjithë Britania e Madhe i kanë shprehur ngushëllime familjes së futbollistit, si dhe klubit nga Irlanda e Veriut.

Leave a Reply