Zyrtare, ja kur luhet super derbi Real Madrid-Barcelona

Është caktuar data e “El Clasicos” së dytë për këtë sezon në La Liga, ajo ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës.

Federata e Futbollit të Spanjës ka vendosur që kjo super përballje të zhvillohet më 23 prill (e diel), në ora 20:45.

Momentalisht Reali ka dy pikë më shumë se Barcelona dhe një ndeshje më pak të zhvilluar, atë kundër Selta Vigos.

Nëse asnjëra skuadër nuk rrëshqet në tre ndeshjet e rradhës kampionale, një fitore e djelmoshave të Zidane në ‘El Clasicon’ e dytë të sezonit, do t’i vendoste ata pesë pikë përpara në tabelë.

Mirëpo, me një fitore eventuale, Barcelona do t’a shtonte presionin te rivali i përbetuar dhe gjithçka rreth titullit do të mbetej e hapur deri në fund.

Leave a Reply