Napoli vjen me dy super përforcime

Gjatë verës Napoli pritet që të përfrcojë dukshë rradhët e saja, duke angazhuar dy super futbollistë. Fjala është për Balde Keita të Lacios dhe Frank Kesie të Atalantës, njofton radio napolitane “Kiss Kiss Napoli”, përcjellë “infOSport.mk”.

Drejtuesit “napolitan” thuhet të kenë arritur marrëveshje me këta dy futbollistë, të cilët janë në moshë të re dhe premtojnë shumë për të ardhmen.

Balde është vetëm 22-vjeç dhe dëshira e tij është që të luaj në një skuadër më të madhe. Kontrata e tij aktuale me Lacion përfundon në qershor të vitit 2018-të, ndërsa një gjë e tillë shtyen drejtuesit e skuadrës “laciale” për të menduar shitjen e tij.

Kesie është vetëm 20-vjeç dhe ka kontratë me Atalantën deri në vitin 2021.

Napoli për të realizuar këto dy transferime drejt “Olimpikos” dhe Bergamos do të dërgojë dy futbollistë. Drejt Lacios do të udhëtojë Duvan Zapata, i cili aktualisht në formë huazimi po luan te Udineze, ndërkohë skuadra e Atalantës do të mund të mbajë edhe për një sezon tjetër në formë huazimi Alberto Grasin.

Leave a Reply