Avdijaj merr dritë jeshile nga FIFA, luan ndaj Islandës

Ylli kosovar i Shallkes, Donis Avdijaj ka marrë përgjigje pozitive nga FIFA dhe do të jetë në disponim të trajnerit të përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki për ndeshjen e sontshme ndaj Islandës.

Avdijaj, ishte futbollisti i vetëm te përfaqësuesja e Kosovës që ende nuk kishte marrë leje për të luajtur.

Mirëpo tani gjithçka është në rregull dhe talenti kosovar do të jetë një ndihmë e madhe për përfaqësuesen kosovare.

Leave a Reply