Hasani dhe Grnçarov dënohen me nga dy ndeshje

Ferhan Hasani dhe Boban Grnçarov janë dënuar me nga dy ndeshje mos lojë pas ndëshkimit me kartonë të kuq në ndeshjen e së mërkurës midis Shkëndijës dhe Vardarit, ndeshje kjo e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Maqedonisë.

Që të dy u përfshinë në një zënkë e cila kishte nisur pas një starti të ashpër të brazilianit Felipe ndaj Ardian Cuculit, me ç’rast nisi një zënkë e madhe midis futbollistëve të të dyja skuadrave, që në fund rezultoi me dy kartonë të verdhë dhe dy të kuq.

Në këtë mënyrë Hasani dhe Grnçarov do të mungojnë edhe në ndeshjen e së mërkurës, kur në Tetovë do të përballen sërish Shkëndija dhe Vardari, kësaj rradhe në kampionat, ndërsa gjithashtu ata do të mungojnë edhe në ndeshjet e së dielës, kur Shkëndija në Kratovë do të përballet me Sileksin dhe Vardari në Çair do të përballet me Shkupin.

Leave a Reply