Liga e Diamantit, jugoafrikani Simbine triumfoi përballë yjeve në shtegun e 100m (VIDEO)

Atleti jugoafrikan Akani Simbine ka dalë fitues përballë yjeve në shtegun e 100 metrave në turneun e Ligës së Diamantit që po zhvillohet në Doha, njofton “infOSport.mk”.

Simbine ishte i vetmi garues që vrapoi me kohën prej nën 10 sekondave (9.99 sek), duke lënë pas vetes ish rekordmenin botëror, Asafa Pauell që vrapoi me kohën prej 10.08 sekondave, ndërkohë në vendin e tretë u ndal përfaqësuesi i nikoqirëve, Feni Ogunode me kohën prej 10.13 sekonda.

Medalistët nga Lojrat Olimpike në Rio de Zhaneiro, Xxhastin Gatlin (SHBA) DHE Andre de Gras (Kanadë) u ndalën në pozitat katër dhe pesë, duke arritur në finish me kohën 10.14 sekonda, gjegjësist 10.21sekonda.

Në shtegun e 100 metrave me pengesa në konkurrencë të femrave e para doli kampionja Botërore, Kendra Harison nga SHBA-të që regjistroi kohën më të mirë, 12.59 sekonda. Kampionja në fuqi e Evropës, Sindi Roleder u ndal në pozitën e dytë duke arritur në fund me kohën prej 12.90 sekonda, ndërsa si e treta u rendit amerikanja, Sharika Nelvis me kohëb prej 12.91 sekondash.

 

Leave a Reply