Reagon Renova për arbitrin Dalibor Gjorgjevski

Arbitri Dalibor Gjorgjevski që është përcaktuar të jetë kryesor në takimin e vlefshëm për xhiron e 32-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë ndërmjet Pelisterit dhe Renovës ka ngritur shumë polemika, ndërsa së fundmi ka reaguar edhe vetë skuadra nga Xhepçipshti.

Renova me një komunikatë lëshuar në faqen zyrtare në “fejsbuk” ka reaguar ndaj FFM-së, për shkak se kjo e fundit ka vendosur Gjorgjevskin për të referuar takimin ndaj Pelisterit, i cili është i vlefshëm dhe përcaktues për skuadrën që do të luaj në Evropë.

Sipas tyre arbitri në fjalë është skandaloz, pasi në të gjitha ndeshjet që iu ka referuar e ka dëmtuar ekipin nga Tetova, ndërsa këta të fundit paraprakisht kanë bërë edhe kërkesë deri te FFM- ja që arbitri nga Kumanova  të mos ju  referojë në përballjet e skuadrës së tyre, mirëpo asnjëherë nuk kanë marrë përgjigje nga ana e institucionit të futbollit në vend.

Më poshtë ua sjellim reagimin e KF Renova në mënyrë integrale: 

“Ne njeren nga ndeshjet me percaktuese te sezonit, aty ku do te ndahen rruget drejt vendit te 4-tet qe te çon ne Europe dhe vendit te 5-te qe mbetet jashte Europes, FFM percakton gjyqtar te takimit, arbitrin me skandaloz dhe me tendencioz te kampionatit, ai qe gjithmone ka demtuar ekipin tone, Dalibor Gjorgjevski.

Pavaresisht kerkeses se klubit qe ky gjyqtar te mos referoje me ne nje ndeshje te Renoves, e sidomos pas skandalit ne ndeshjen e fazes se pare ndaj Makedonija GP, Federata ben si e shurdher dhe cakton Dalibor Gjorgjevskin vetem e vetem qe Renova te mos kete mundesine te preke Europen.

Ky pra eshte kampionati i Maqedonise, aty ku ka gjithcka, vetem barazi dhe drejtesi jo!

Te bindur qe do te demtohemi ne kete ndeshje, por do te japim 110% tone per te fituar njejte si ne perballjen e fundit dhe pavaresisht se cfare ndodhe, do te luftojme deri ne fund per te arritur objektivin”.

Leave a Reply