“BBR”, tani janë pjesë e KF Akhmat

Treshja shqiptare, Bekim Balaj, Odise Roshi dhe Bernard Berisha do ndryshojnë emrin e klubit ku luajnë, por jo edhe ekipin. Skuadra e Terek Groznit nuk do të mbajë më këtë emër, pasi drejtuesit e kësaj skadre vendosën që skuadrën e tyre ta quajnë Akhmat FC.

Emri i ri që do të mbajë klubi është në kujtim të ish-presidentit çeçen, Akhmat Khadirov, i vrarë në vitin 2004. Djali i tij, Ramzan Khadirov, presidenti aktual i Çeçenisë është aktualisht edhe president nderi i klubit që merr pjesë në kampionatin rus.

Ndërkohë, emri i mëparshëm që mbante skuadra çeçene ishte emri i lumit të madh që kalonte përmes maleve Kaukaze.

Ndryshimin e emrit të skuadrës së Terek Groznit, përmes një postimi në rrjetet sociale e kishte paralajmëruar edhe vetë sulmuesi shqiptar, Bekim Balaj, i cili në profilin e tij shkruante: “Emri ynë është Akhmat, së bashku do të fitojmë.”

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply