Kukësi transferon ish lojtarin e Valencia-s, Araujo?

Kampionët e Shqipërisë, Kukësi ka arritur marrëveshje me futbollistin Vinicius Araujo. Kukësi do të luaj në ciklin eliminator të Ligës së Kampionëve këtë verë, ndërsa do të pretendon që të kualifikohet në fazën e grupeve në Liga Evropa.

Për një gjë të tillë, sigurisht se nevojiten futbollist kualitativ dhe cilësor, që kanë eksperiencë në skenën evropiane, ndërsa drejtuesit e Kukësit kanë nisur punën në këtë drejtim. Araujo është njëri prej tyre, ku veç se thuhet që është arritur akordi, ndërsa pritet vetëm prezentimi i tij.

Braziliani Araujo më herët ka qenë pjesë e Valencias, ndërsa më vonë ka luajtur në Belgjikë dhe së fundmi barti fanellën e Rekreativo Hueskas në ligën e dytë të Spanjës.

Leave a Reply