Super derbi Partizani-Kukësi mbyllet me barazim

Super derbi ndërmjet Partizanit dhe Kukësit ëstë mbyllur me barazimin 1:1, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja e shumëpritur ndërmjet dy skuadrave më të mira për momentin në kampionatin elitar shqiptarë dhuroi spektakël si në fushë ashtu edhe në tribuna, ku nuk munguan fishekzjarret nga ana e tifozëve vendas, të cilët ishin në numër shumë të madh sonte në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Dvornekoviç në minutën e 21-të kaloi në epërsi Kukësin, skuadër kjo e cila gjatë pjesës së parë arriti që të ruajë këtë epërsi deri në fundin e saj.

Mirëpo nuk ndodhi ashtu edhe në pjesën e dytë, kur vetëm pas 30 sekondave jo të plota mbrojtja kuksiane pranoi gol, edhe atë falë autogolit të Shametit.

Ky gol i hershëm shtoi shpresat e futbollistëve vendas se do të mund të bëjnë më tepër gjatë pjesës së dytë, mirëpo përveç dominimit dhe disa rasteve jo konkrrete “të kuqtë” e Partizanit nuk arritën të shënojnë edhe golin e dytë, që do i vendoste ata në pozitën e parë.

Në këtë mënyrë Kukësi vazhdon të qëndrojë në pozitën e parë, edhe atë me plotë meritë, pasi kjo skuadër vazhdon të mbetet e pamposhtur edhe pas 32 javëve.

17 fitore dhe 15 barazime për Kukësin që kryeson renditjen me 66 pikë, po aq sa ka edhe Partizani në vendin e dytë, ndërkohë Skënderbeu me fitore eventuale kundër Vllaznisë në ndeshjen e nesërme do iu afronte kësaj dyshe në vetëm një pikë.

Pjesë e fitores së Kukësit ishte edhe dyshja shqiptare nga Maqedonia, Izair Emini dhe Nijaz Lena, i cili ishte një motor i pandalshëm në mesfushën e kuksianëve.

KATEGORIA SUPERIORE, JAVA e 32-të
Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë
Partizani – Kukësi       1-1
Golashënues: Shameti 46′ aut. / Dvornekoviç 21′
Partizani: Hoxha, Fejzullahi, Malota, Atanda, Trashi, Ramadani (Mazrekaj 46′), Batha, Vila, Torasa (Sukaj 83′), Cetkoviç, Ekuban
Trajner: Sulejman Starova
Kukësi: Koliçi, Hallaçi, Shameti (Pashaj 90’+1), Alla, Imami, Dvornekoviç (Elton Kale 64′), Lena, Musolli, Karioka, Emini (Guri 72′), Pejiç
Trajner: Ernest Gjoka
Kartonë të verdhë: Vila 12′, Torasa 16′, Malota 50′ / Alla 36′, Shameti 45′, Çetkoviç 73′
Arbitër: Matej Jug nga Slovenia

 

Leave a Reply