Shkupi-Ciko, ndeshje para finale drejt titullit kampion

Shkupi në ndeshjen e e javës së 25-të në elitën e futsalit vendor do të mirëpret skuadrën e Ciko-s, njofton “infOSport.mk”.

Pa dyshim se kjo është ndeshja  më e rëndësishme para finales së madhe të 20 majit kur edhe përfundimisht kundër Velesit, “bardhekaltërit” nga Çairi do të vendosin për titullin e kampionit.

Shkupi në dy ndeshjet e këtij edicioni kundër Ciko-s, ka shënuar dy fitore të thella (9:2, 8:2), ashtu që të përzgjedhurit e trajnerit Lekiq nuk duhet patur probleme edhe në ndeshjen e nesërme.

Është kjo finalja e parë, nga tre të fundit që ka Shkupi drejt titullit kampion, ku javën që vjen do të luaj në transfertën në Tetovë kundër SEE Universitetit, ndërkohë finalen vendimtare do ta zhvillojë pas dy javëve kur në palestrën “Enver Idrizi” do të mirëpret rivalin kryesor për titullin e kampionit, Velesin.

Po në këtë palestër, Shkupi nesër do të zhvillojë finalen e parë kundër Cikos, ndeshje kjo që starton në ora 17:30.

Leave a Reply