Selta Vigo-Real Madrid luhet me 17 maj!

Ndeshja e mbetur ndërmjet Selta Vigos dhe Real Madridit në kuadër të La Ligës zyrtarisht do të zhvillohet me 17 maj ose ndryshe thënë katër ditë para fundit të kampionatit spanjol. Kjo datë është paraparë si më e përshtatshme për të zhvilluar ndeshjen e mbetur, pasi të dyja skuadrat kanë angazhime në kupat evropiane.
Selta njihet si një kundërshtar i vështirë për madrilenët, ku këtë sezon ishte pikërisht kjo skuadër që eliminoi Realin nga Kupa e Mbretit. Ndeshja ndërmjet Seltës dhe Realit është tejet e rëndësishme, pasi rezulton të jetë vendimtare për të caktuar titullin e kampionit në La Liga, ku “Los Blankosit” dhe Barcelona aktualisht janë të barabartë me pikë në kryje të tabelës dhe ndajnë të njejtën pozitë.

Leave a Reply