Mesit i hiqet pezullimi nga FIFA

Komisioni Ankimor i FIFA-s ka vendosur që të heqë pezullimin prej katër ndeshjeve dhe gjobën në vlerën prej 10 mijë franave zvicerane për futbollistin argjentinas Lionel Mesi. Si arsyje për heqjen e pezullimit, Komisioni Ankimor ka vlersuar se sjellja e Mesit ka qenë e pahijshme, por pa fakte të mjaftusheme për një ndëshkim të tillë drastik.

Në këtë situatë, lojtari më i mirë në botë do të ketë drejtë lojë me përfaqësuesen e Argjentinës në ndeshjet e radhës eliminatore të Kampionatit Botëror “Rusi 2018”.

Kujtojmë që Mesi gjatë ndeshjes me Kilin, kamerat e kishin kapur duke ofenduar arbitrin anësor, pasi ky i fundit kishte treguar një faul në favor të kundërshtarit.

Leave a Reply