Pse sërish Dalibor Gjorgjevski i referon Renovës!?

Arbitri nga Kumanova, Dalibor Gjorgjevski si duket është i pashmangshëm për skuadrën e Renovës.

Gjorgjevski është përcaktuar sërish të referoj takimin që Renova e luan ndaj Pelisterit si mysafir në Manastir.

Takimi në fjalë është përcaktues për ekipin që do të sigurojë daljen në Evropë dhe mbi të gjitha duhej t’i besohej ndonjërit prej arbitrave më të mirë në vend, që referojnë edhe ndeshje ndërkombëtare, dhe jo një arbitri si Gjorgjievski, i cili në të gjitha rastet që ka refuar ka dëmtuar skuadrën nga Xhepçishti, me përjashtim të ndeshjes së fundit kundër Makedonija Gjorçe Petrovit, në të cilën ndeshje, gjipspunuesit e kryen punën që para kohe.

Ata vetëm brenda 13 minutave të para realizuan tre gola, duke e pamundësuar ndonjë skenar të përgatitur nga arbitri kumanovar, i cili në ndeshjen e 23 tetorit të vitit të kaluar po ndaj Makedonija Gj.P. “terorizoi” futbollistët e Renovës  me vendimet e tij skandaloze.

Në atë ndeshje Makedonija Gjorçe Petrovi shënoi fitore me rezultatin 3:1, me një penalti shumë të dyshimtë si dhe vendime tjera që ndikuan drejtpërdrejtë në rezultatin përfundimtarë të takimit.

Menjëherë pas ndeshjes futbollistët e Renovës akuzuan Dalibor Gjorgjevskin se kishte referuar ndeshjen i dehur, duke kërkuar që i njëjti të mos ju referojë më në ndeshjet e skuadrës së tyre.

FFM nuk përfilli kërkesat e skuadrës nga Xhepçishti edhe në ndeshjen e 26 prillit, kur sërish vendosi që Gjorgjevski të ndajë drejtësinë në Gjorçe Petrov, ndërsa nuk po përfill edhe tani, kur vendos që në një ndër ndeshjet ndoshta më vendimtare për Renovën, të kundër Pelisterit të caktojë për arbitër kryesor arbitrin nga Kumanova.

Leave a Reply