Kapiteni i Romës, Françesko Toti ka refuzuar të konfirmojë nëse do ti thotë lamtumirë futbollit aktiv, duke u futur kështu në mënyrë indirekte në konflikt me drejtorin sportiv të klubit romak, Monçi, i cili javën e kaluar tha se karriera e Totit është pranë përfundimit të saj.
“Nuk e di” – u përgjigj Toti, i pyetur nëse vërtetë ndeshja e tij e fundit me Romën do të jetë me 28 maj, kur edhe zyrtarisht mbyllet sezoni 2016/2017 në “Serie A”.
Para një jave Monçi tha se “ka një marrëveshje me klubin, që ky do të jetë sezoni i fundit i tij si futbollist dhe se më pas do të luaj rolin e drejtorit. E dua atë pranë meje, pasi ai është Roma dhe mund të më mësojë se çfarë është Roma”.
40-vjeçari Toti pjesë e formacionit të parë të Romës është që 24 vite me rradhë. Princi romak, siç e quajnë tifozët e skuadrës së Romës te kjo skuadër është që nga mosha e tij 13 vjeçare, ndërsa shiritin e kapitenit e mban që nga viti 2001.