Zyrtare, Botërori 2026 me 48 skuadra

Numri një i Shtëpisë Botërore të Futbollit (FIFA), Xhani Infantino ka mbajtur premtimin e tij për shtimin e skuadrave në kampionatin botëror, pasi sot edhe përfundimisht është aprovuar projekti i kërkuar nga presidenti i FIFA-s që Botërori të jetë me 48 skuadra.

Një gjë e tillë do të ndodhë duke nisur nga Botërori i vitit 2026, ku natyrisht se me shtimin e kombëtareve do të shtohen edhe emocionet.

Në këtë mënyrë nga Evropa në një Botëror me format të këtillë do të kualifikohen gjithsej 16 kombëtare, dhe jo 13 si ishte deri më tash.

Kontinenti që ka përfituar më së shumti, është Afrika që nga 5 skuadra që ka aktualisht, në Botërorin me 48 skuadra do të marrë pjesë me 9 përfaqësuese, Amerika e Veriut, ajo Qëndrore dhe Karaibet do të kenë 6 vende, njëjtë sikurse edhe Amerika e Jugut me Oqeaninë.

Ndërkohë Kontinenti i Azisë në Botërorin e vitit 2026 do të përfaqësohet me 8 kombëtare.

Leave a Reply