De Biasi merr drejtimin e Interit!?

Skuadra italiane e Interit është duke kaluar ndër momentet më të vështira në historikun e saj, dhe siguria e vetme në Itali për të ardhmen e “zikaltërve” shihet te një trajner italian.

Ndër emrat më të lakuar janë ai i Antonio Kontes dhe ish futbollistit të tyre, Diego Simeone. Megjithatë dy dëshirat e mëdha të presidentit Zhang nuk duket se japin shumë shpresë, pasi nuk kanë shprehur ende dëshirën për t’u larguar nga Çelzi, gjegjësisht Atletiko Madridi.

Mirëpo, nga mediat italiane del një tjetër emër si ide: Xhani De Biazi. Është gazetari i kompanisë “Sky Sport”, Masimo Mauro, ai që e ka dhënë një deklaratë të tillë:

“Trajneri i Interit? Nëse nuk do të vijë Konte, them që mund të jetë De Biazi. Është trajner i zoti dhe mund të jetë një ide. Besoj se Interi do të ketë nevojë që të vendosë një trajner italian në krye të ekipit”, ka deklaruar gazetari Mauro.

De Biasi që nga viti 2011-të është në krye të Kombëtares Shqiptare, me të cilën vitin e kaluar arriti suksesin më të madh në historinë e futbollit shqiptarë, duke u kualifikuar në Evropianin e Francës. Mirëpo cikli i fundit eliminatorë për Botërorin e vitit 2018-të që do të mbahet në Rusi, jo se po i shkon mirë strategut italian me kombëtaren shqiptare, duke u vënë në disa raste në kritika nga ana e gazetarëve dhe punëtorëve sportiv në Shqipëri, ashtu që shumë lehtë mund të ndodhë që ai tu thotë lamtumirë “kuqezinjëve”.

Leave a Reply