Shkëndija me formacion të kombinuar ndaj Rabotniçkit (VIDEO)

Shkëndija e Tetovës do të përballet nesër me Rabotniçkin në Tetovë në kuadër të xhiros së 34-t në elitën e futbollit vendor. Kur kanë mbetur edhe 3 xhiro deri në fund, “Kuqezinjët” veq se më kanë siguruar daljen në Evropë me vendin e dytë në tabelë, ndërsa “Romantikët” në takimin e nesërm kërkojnë që të nxjerrin pikë për të konfirmuar pozitën e tretë në tabelë.

Shkëndija dhe Rabotniçki këtë sezon janë përballur 5-herë ndërmjet veti, tre herë në kampionat dhe dy herë në Kupë. Skuadra nga Tetova ka dalë fituese në dy ndeshjes, përderisa dy tjera janë mbyllur baraz dhe një i ka takuar skuadrës nga kryeqyteti.

Nga tabori i Shkëndijës paralajmrojn se trajneri Erhan Selimi ndaj Rabotnçikit do t’iu jep mundësi për të luajtur më shumë futbollistëve që nuk kishin hapsira të mjaftueshme gjatë ndeshjeve të mëparshme.

Takimi Shkëndija-Rabotniçki luhet nesër në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 16:30.

Leave a Reply