Kapiteni Lahm dhe Alonso i japin lamtumirën futbollit

Kapiteni i Bayernit të Mynihut, Filip Lahm i ka dhënë fund futbollit të luajtur. Për 33 vjeçarin ishte ndeshja e fundit ndaj Freiburgut dhe titulli i fundit që festoi me “Bavarezët”.

Lahm si kapetin i skuadrës së Bayernit ngriti për herë të pestë me radhë trofeun në qiell, të cilin e kishin sigurar që më parë. 33 vjeçari përveç dy sezoneve të luajtura si huazim te Shtutgarti, pjesën tjetër të karrierës e ka kaluar te Bayerni. Ai në total ka zhvilluar plotë 651 ndeshje dhe ka arritur të realizoj 22 gola edhe pse pozicioni i tij ka qenë mbrojtës.

Ndërkohë nuk është veq Lahm që i dha lamtumirë futbollit, pasi edhe spanjolli Çavi Alonso si dhe portieri Tom Sterki mbyllën “varën këpucët në gozhdë”.

Leave a Reply