Radeski shpëton Shkëndijën nga disfata përballë Rabotniçkit (VIDEO)

Shkëndija ka barazuar 2:2 në ndeshjen e javës së 34-të përballë Rabotniçkit, skuadër kjo e cila gjatë pjesës së parë avansonte me rezultatin 2:0, njofton “infOSport.mk”.

Mirëpo edhe përkundër kësaj epërsie Shkëndija nuk u dorëzua dhe gjatë pjesës së dytë, arriti që të neutralizojë epërsinë e “romantikvëe”, të cilët në fund nga Tetova u larguan me vetëm një pikë.

RABOTNIÇKI AVANSON NDAJ SHKENDIJES NE TETOVESHKENDIJA – RABOTNIÇKI 0:1 (R. Markoski 7')

Публикувахте от infosport.mk в 21 май 2017 г.

Kire Markoski në minutën e 7-të mjaft bukur u gjind në zonën e tetovarëve, duke mposhtur portierin Kostadin Zahov. Deri te goli i dytë duheshe të kalonin edhe 34 minuta të tjera, kur kroati Vukoviç shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e vendasve.

Filip Ivanovski lëshoi një predhë të vërtetë, të cilën Zahov me gishtërinjët e tij bëri që ajo të përfundoi vetëm në traverzë dhe të kthehet sërish në zonë, duke bërë që nga e gjithë kjo të përfitoi sulmuesi kroat dhe nga afërsia të shënojë për 0:2.

RABOTNIÇKI SHENON EDHE GOLIN E DYTE NDAJ SHKENDIJESSHKENDIJA – RABOTNIÇKI 0:2 (I. Vukoviç 41')

Публикувахте от infosport.mk в 21 май 2017 г.

Në pjesën e dytë pamë krejtësisht një Shkëndijë tjetër në fushë, e cila ishte më kërkuese dhe më e vendosur në askionet që krijoheshin para portës së romantikëve, ku figurë qendrore kur janë në pyetje golat, ishte sulmuesi Marjan Radeski, mirëpo jo edhe kapiteni Ferhan Hasani, i cili në minutën e 68-të humbi penalti.

Mirëpo vetëm 5 minuta më vonë, Radeski, pasi pranoi një asist të mrrekullueshëm nga ana e brazilianit Zhunior, arriti që të ngushtojë epërsinë e “romantikëve” në 1:2.

Mirëpo kjo nuk ishte gjithçka nga ana e sulmuesit të Shkëndijës, pasi i njëjti në minutën e 88-të shënoi një super gol, sërish pas asistit të saktë, kësaj rradhe me kokë të brazilianit Zhunior.

Në fund barazim mes dy skuadrave që vitin tjetër do prezantojnë Maqedoninë në ndeshjet kualifikuese të Liga Evropa.

Shkëndija me 66 pikë siguroi pozitën e dytë, ndërsa Rabotniçki me 54 pikë, tashmë nuk rrezikohet nga Renova që humbi në transfertën ndaj Vardarit, 2:0.

Leave a Reply